• |
ide | kryesore

Zgjedhjet europiane/ Një Parlament “rozë”, rritet ndjeshëm numri i eurodeputeteve

Planet



Për herë të parë në histori, njëri prej institucioneve të përbashkëta evropiane më të rëndësishme, Këshilli dhe Komisioni Evropian, do të drejtohet me shumë gjasë nga një femër. Kjo prirje e re shpjegohet me rezultatet e zgjedhjeve të fundmajit për Parlamentin Evropian, ku në radhët e kandidatëve të përzgjedhur, vërehet një prani e konsiderushme si kurrë më parë e eurodeputeteve.

Numri i eurodeputeteve është rritur ndjeshëm nga 36 %  në legjislaturën e shkuar në 39 % pas zgjedhjeve të tanishme, shifër që konvertohet në 286 vende nga 751 të tilla në total në PE. 11 prej vendeve anëtare të BE-së shtuan kuotat gjinore në këto parlamentare duke bërë që numri i eurodeputeteve të jetë më i lartë madje krahasuar me atë të Dhomës së Komunëve në Britani, ku 32 % e legjislatorëve janë femra.

Sidoqoftë, nga pikëpamja e përfaqësimit të politikaneve, rezultatet e rendisin PE-në pas 16 parlamenteve. Gjashtë nga 28 vendet anëtare të BE-së, mes të cilëve: Suedia, Finlanda, Franca, Sllovenia, Luksemburgu, kanë sjellë numrin më të madh të eurodeputeteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *