• |
ide | kryesore

1700 efektivë në gadishmëri për protestën/ Refuzohet kërkesa e PD

Lajme, Të fundit



1700 efektive policie do të jenë në gadishmëri për protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 19:00.

Partia Demokratike ka kërkuar një marshim proteste nga ora 19:00 deri në mesnatë, ndërsa policia i ka kthyer shkresë se e lejon të protestojë vetëm para godinës së Kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmoret e Kombit” dhe deri në orën 21;00.

Si edhe në protestat e mëparshme, në dispozicion të policisë do të jenë edhe makina të zjarrfikëses, ambulancat, si dhe kamerat e sigurisë për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidente të mundshme gjatë saj. Edhe këtë herë, nuk do  mungojnë as autobotet specialë të përdorura nga policia, e cila lëshon ujë  dhe gaz dhe ka si qëllim shpërndarjen e turmës.



3 Comments

  1. Dje miu, sot e ka radhen ariu! Dje ER-tv, sot VOA,EURONEWS etj.!
    Dje me artiste te shitur, sot me njerez te lire!
    Dje neper skuta, sot neper sheshe!
    Dje per hajgare, sot per zgjidhje perfundimtare!

  2. Vetem per protestat,kjo polici eshte shume e gateshme dhe si e etur per konflikt,per dajak e shkopa gome,per shkelma me cizme e kepuce me qafa,per bomba helmuese dhe gaz lotsjelles,pa kufizim ne sasi dhe ne teritor.Ne fakt keto kerkesa mund t’i paraqiten policive rralle,por kjo polici,vetem per keto veprime qenka .Ndersa detyrat e tjera,si kanabizimi i vendit,policia as qe don tja dije,edhe kur ben ndonje sondazh,e ka si nje dite pikniku.Me kriminelet,me vrasesit,me hajdutet,me ruajtjen e jetes se njerezve dhe te pasurise se tyre,as qe don tja dije fare,prandaj e meriton emerin Policia e Leshit dhe e hurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *