• |
ide | kryesore

Kush është shqiptari i kërkuar për 3 vrasje i arrestuar pas 26 vitesh në Romë

Lajme, Të fundit



Një prej shqiptarëve të kërkuar më të rrezikshëm, për vrasje të trefishtë është vënë sot në pranga nga policia italiane. Operacioni i koduar “Wanted 3”, i cili konsistonte në një bashkëpunim të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana, Interpol Romë dhe Policisë Italiane, është finalizuar me sukses.

I arrestuari është shtetasi Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Në 12 në 1993 ai ka vrarë me armë për motive të dobëta 3 persona me iniciale N.L., P.L. dhe M.L. 49-vjeçari fshihej në Itali me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak. Autoritetet thonë se vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *