• |
ide | kryesore

Përgjimet e ‘Bild’ për blerjen e votave, Rama ‘kyç’ gojën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment në lidhje me audiopërgjimet e bëra publike nga gazeta gjermane Bild, mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt për blerjen e votave.

Teksa kryeministri ka vizituar çadrat ku janë strehuar disa banorë që u prekën nga tërmeti në Floq, të Korçës, gazetarët e kanë pyetur edhe për këtë çështje. Por kryeministri nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment.

Përgjimet mesa duket pritet të trazojnë akoma më shumë situatën politike në vend.

Nga mazhoranca deri më tani ka reaguar vetëm deputeti Ulsi Manja. Ai tha se duhet që Prokuroria të zbardhë të vërtetën.



5 Comments

  1. Po te citosh Konicen, me te cilin mburret i Varfri se ia njeh jeteshkrimet, HEJ ZOT NA JEP FUQINE TA MBAJME GOJEN MBYLLUR KUR S’KEMI GJE PER TE THENE!

  2. Lereni rehat se ka probleme miku mos i bini ne qafe lereni ne hall te cet pale si do ja dal kesaj pune mo ma lodhni shum me keto komente se dhe ai rob zoti eshte

  3. Ne nje vend normal me njerez normal cdo shesh i cdo qyteti sot duhet te ishte mbushur me njeres te indinjuar per neperkembje poshtrim dhe gjithe arsyet e botes. Sa kjo nuk ndodh ata do vazhdojn edhe sa ata vete te duan.prandaj fajin e kemi ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *