• |
ide | kryesore

Përgjimi 3/ Shikoni si Astrit Avdylaj zgjedh kandidatin për deputet të PS

Lajme, Të fundit



Në përgjimin e tretë të publikuar sot nga prestigjozja gjermane “Bild” dëgjohet se si Astrit Avdylaj telefonon kryebashkiakun e Shijakut, Ardian Kokomanin dhe i thotë se do takohen bashkë me Dakon në kafe, për të futur në listën e kandidatëve për deputet të PS-së, emrin e kandidatit Ilir Ndraxhi.

BILD shpjegon: 
Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak telefonon kryebashkiakun e Shijakut për të caktuar një takim me të, me Vangjush Dakon dhe me “Lirin” (Ilir Ndraxhi), një person që grupi kriminal i Avdylajve kërkon që të vendoset si kandidat i PS-së. Takimi mbahet me një synim: finalizimi i marrëveshjes që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat për deputet i PS-së në Durrës, duke përfaqësuar interesat e grupit kriminal të Avdylajve, në këmbim të mbështetjes së plotë të këtij klani në fushatën elektoralë të PS-së në Durrës.



6 Comments

  1. Edhe nese sdo ishte e vertet, moralisht ky deputeti i perzgjedhur prej tyre duhet te jeptje doreheqje per ti lene shteg hetimeve te pavarura nga prokuroria, nese vertet kjo e fundit eshte organ i pavarur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *