• |
ide | kryesore

Burg deri në 3 vjet për ushqimet false, miratohen ndryshimet në Kodin Penal

Lajme



Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar disa ndryshime në Kodin Penal, përmes të cilave do të sanksionohen shkeljet e masave të sigurisë ushqimore. Dënimet për veprat penale të shitjes së ushqimeve të skaduara, të falsifikimit të produkteve në të gjitha fazat e prodhimit dhe në zinxhirin e qarkullimit, duke përdorur kimikate dhe lëndë shtesë jo ushqimore, mund të arrijnë deri në 3 vjet burg.

Sipas specialistëve të Ministrisë së Drejtësisë, shkelja e parë do të konsiderohet si kundërvajtje penale dhe subjektet që operojnë në papajtueshmëri me ligjin do të shlyejnë dënime alternative. Dënime penale me burg do të ketë edhe për ata që në fusin në çdo segment të tregut, që nga importi apo prodhimi e deri tek shitja mallra ushqimore me të dhëna që nuk i korrespondojnë përmbajtjes, origjinës, sasisë apo cilësisë së deklaruar, mallra ushqimore me të dhëna qe nuk i korrespondojnë përmbajtjes, origjinës sasisë apo cilësisë së deklaruar.

Dënimi me tre vjet burg do të aplikohet edhe në rastin e paraqitjes së të dhënave të rreme në etikën e produkteve ushqimore dhe që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *