• |
ide | kryesore

Conte pa limite për Inter: “Është koha të fitojmë”

Sport



Pas zyrtarizimit si trajner i Inter, Antonio Conte nuk ka folur më në pritje të prezantimit që do të bëhet me shumë mundësi më 8 korrik, përpara grumbullimit për sezonin e ri. Tekniku zikaltër ka dhënë mengjithatë disa deklarata të rëndësishme në një intervistë ekskluzive për GQ: “Mund të pranoj se në start kam pak shanse të fitoj, por duhet ti kem shanset. Pjesa tjetër mund të bëhet, nuk kemi limite e mezi pres ta kthej Inter aty ku merito”.

Tekniku Conte nuk e fsheh që i ka munguar pjesa e trajnimit: është i ndërgjegjshëm që gjeneron pritshmëri për shkak të rezultateve që ka marrë në karrierë por në të njëjtën kohë – me atë shprehje “nuk kemi limite” – tregon se beson në projektin e Suning. Një project që ka nisur me ardhjen e Giuseppe Marotta, që jo rastësisht Conte i përmend si “konfirmim i qëllimeve serioze” të kolosit kinez, përvec nënvizimit se është befasuar nga vendosmëria e madhe e Zhang.

Në fund, ish-tekniku i kombëtares nuk duket i shqetësuar nga pengesat e mundshme që lindin nga e kaluara juventine, duke iu referuar profesionit që të bën të ulesh në shumë pankina. Conte, përkundrazi, karikon tifozët e rinj që presin shumë prej tij: “Bëjnë mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *