• |
ide | kryesore

Soreca për “Euronews”: Akuzat dhe pretendimet e opozitës po shqyrtohen

Lajme



Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, në një intervistë të dhënë sot për “Euroneës”, ka komentuar aktualitetin politik të vendit duke thënë se akuzat dhe pretendimet e ngritura nga opozita po shqyrtohen. Soreca shton se ndjekjet penale apo dënimet ndaj personave të akuzuar, do të merren në konsideratë nga Bashkimi Evropian.

Akuzat e opozitës po shqyrtohen, por ato duhet të shoqërohen me vendime në përputhje me sundimin e ligjit. Prandaj, nëse hetimet çojnë në vendime, ndjekje penale apo dënim, natyrisht që Bashkimi Evropian do të ketë një konsideratë më të madhe të gjithë këtë.”- tha ambasadori.

Në intervistën e titulluar “Shqipëria në udhëkryq të BE-së, mes reformave të mëdha dhe protestave në rrugë”, Soreca u ka bërë thirrje të gjitha partive që të bashkohen, në mënyrë që t’i japin fund krizës dhe të dërgojnë Shqipërinë drejt BE-së. “Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori 2018. Së pari progres ka pasur në fushën e drejtësisë, ku janë bërë hapa me rëndësi. Këtu vlen të përmendet edhe reforma në drejtësi, si kryereformë e vendit. Kemi të bëjmë me një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Europë e në botë.”- tha Soreca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *