• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Si e raportuan mediat e huaja atë që ndodhi në Tiranë

Arkiva, Kryesore
mediat



Kur mbrëmjen e së martës, në qendër të Tiranës po prtotestohej, shumica e ekraneve të TV-ve u ndanë për t’i dhënë hapësirë deklaratës së kryeministrit Rama me presidentin turk, Erdogan. Disa më të të devotshme e hoqën fare protestën për t’i dhënë hapësirë vetëm asaj që ndodhte në Ankara. Ndryshe ndërkohë ajo që ndodh në mediat dhe agjencitë e huaja që i kanë kushtuar shkrime të plota të shoqëruara me pamje protestës së opozitës shqiptare.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë antiqeveritare të martën duke akuzuar qeverinë për korrupsion” – niste një raportim i Associated Press”. Në shkrim thuhet se protestuesit hodhën gurë dhe flakadanë ndaj policëve.

Agjencia e njohur nënvizon se “që nga tetori, ligjvënësit e opozitës kanë ndërprerë rregullisht seancat e parlamentit për të protestuar kundër refuzimit të socialistëve të krahut të majtë në pushtet për të krijuar komisione parlamentare për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë”.

Në të njëjtën linjë është edhe Euronews që shkruan se “qeverisë iu kërkua të krijonte komisione parlamentare për të hetuar akuzat, por refuzoi ta bënte këtë”.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se “Partia Demokratike kryesore e opozitës akuzon Ramën për nepotizëm dhe korrupsion, të cilat sipas saj po shtyjnë shumë të rinj të emigrojnë për një jetë më të mirë në Evropën Perëndimore”. Reuters citon edhe ish-kryeministrin Berisha që akuzoi kryeministrin Edi Rama se “njëlloj si diktatori tjetër (Hoxha), ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij dhe do një Shqipëri pa opozitë”.

Televizioni amerikan ABC News shkruan se “protesta e së martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie ndërsa po hetohet për keqpërdorimin e postit të tij për të ndihmuar dhëndrin e tij të privatizojë tokën publike për të ndërtuar ndërtesa banimi”.

LEXO EDHE: Një protestë anti Blinken

Ndërsa media tjetër amerikane “Fox News” shkruan se mijëra shqiptarë dolën në shesh kundër qeverisë. Në artikull shkruhet se protesta e cila përfundoi paqësisht shënoi edhe 33-vjetorin nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Edhe televizioni publik gjerman “ZDF”, i kanë kushtuar një artikull tubimin të djeshëm të organizuar nga opozita. Televizioni gjerman raporton se mijëra protestuan kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas ZDF, protestuesit e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Imazhet e protestës anti-Rama/ Berisha: Me sulmoi mafia ndërkombëtare!



4 Comments

  1. Po korrupsionistet ne tv e tyre cfare thonin,,,,,pa koment po patronazhistet, ketu ne komente si e interpretonin,me injorin, perbuzje, e ofendime ndaj asaj popullate te pa kenaqur e te vuajtur Shikoni pra, kush eshte gazetaria e TV,ne shtetin e kapur e lirise demokratike te fjales, shprehjes e realitetit Ku jane keta propagandistet tane qe shiten, blihen, ku jane TV,e gazetaret perendimore.Pasqyrimi me realitetin e zhvillimit te ngjarjeve tregon demokracine liberale te shprehjes e mashtrimin qe tek ne propaganda qwveritare e korruptuar ka bere cdo gje, qe vetem e vetem ti sundoje.Ka perjashtime, por te vogla, megjithate vlen ta permendim kete portal te sakrifices qe na informon me origjinalitet. JU FALEMINDERIT. ..

  2. Sali Berisha,qe argetonte Anetaret e Byrose Politike,Udheheqesit e Partise dhe Shtetit,me muhabete,me konspiracione armiqesore,me prognozat per eleminimin e shpejte te Miloshevicit,me sherbime qe i takonin sanitareve te bllokut dhe duke i fshire bythen femijeve te dashur te udheheqesve.
    Por Saliu,ndryshe nga enveri,nuk i eleminoi dot. Keshtu qe keta flasin dhe tregojne te pathenat e Saliut,,gastorit te Bllokut.
    Kreshnik,Heroik,rrapsodik,na u shit ne,ky bir kurve(qe nuk e njihnim),por Andi Bushati i qesh nen hunde.
    Me sa kam degjuar ne lokalet e gazetareve,,Andi Bushati i paska thene:-Kontrollo mire xhepat e kostumit te vjeter,,se ke akoma pusullat me porosite e gjyshes time.Bushat ruaj prapanicen ketej e tutje,ne mllef e siper salihu nuk i dihet se cfare ben,Lumneshin e ka aty te rrugica qe kerkojne diell.

    1. Rama qihet ne bythe si ne Paris dhe eshte felliqesire e droguar bashke me bythqirin e deklaruar Erion Veliajn. Klika Sorrosiane me e ndyra ne Historine e Shqiperise

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Edhe më idioti nuk ka guxim të shkruajë kështu për Berishën, është shuuuumë larg të vërtetës, edhe ti debil që e ke shkruar, madje nuk e beson, por frika nga humbja e sufllaqes të detyron të bësh këto idiotësi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *