• |
ide | kryesore

Berisha: Mediat e Ramës fshehin denoncimin e VOA, se ai korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha në protestën që u zhvillua në Rrugën e Lirisë është shprehur se Radio publike e qeverisë së SHBA i çori maskën, i nxorën fytyrën prej mashtruesi Edi Ramës, i cili thotë radio, kishte deklaruar se ne dërguam në Nju Jork të dhënat që dolën në media. Kurse radio fakton me dokumente se ato të dhëna u dërguan kohë përpara se të publikoheshin për herë të parë në botë në media.

Reagimi:

Pra, sot ishte një ditë e mirë. Sot opozita i bëri gjyqin Edi Ramës, organizatës së tij të krimit.

Por, mediat e tij po fshehin denoncimin që i bëri mbrëmë, radio publike e qeverisë së SHBA, Edvin Kristaq Ramës, i cili faktohet me dokumente se korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën shqiptare.

Imagjinoni miq, një president i njohur i SHBA, la detyrën sepse regjistroi kundërshtarët e vet politikë, kurse Edi Rama paguan, angazhon shefin e kundërzbulimit të FBI në luftë kundër opozitës shqiptare.

A mund të rrijë më ky njeri në pushtet? Ky është një armik i egër i Shqipërisë, një armik i egër i vendeve të lirë, një armik i egër i të gjithë qytetarëve amerikanë që i thonë vendit të tyre atdhe.

Radio publike e qeverisë së SHBA i çori maskën, i nxorën fytyrën prej mashtruesi Edi Ramës, i cili thotë radio, kishte deklaruar se ne dërguam në Nju Jork të dhënat që dolën në media. Kurse radio fakton me dokumente se ato të dhëna u dërguan kohë përpara se të publikoheshin për herë të parë në botë në media.

Pra, ato të dhëna të fshehta i mbante Edi Rama dhe i dërgoi kundër opozitës shqiptare.

Edi Rama angazhoi McGonigal, enturazhin e tij Marko Rosini dhe horra të tjerë për të shpallur non-grata Sali Berishën për llogari të superspekulantit, i cili donte që Shqipëria të shndërrohej në protektoratin e krimit, drogës dhe të gjitha ligësive të tjera njerëzore. Shqipëria të shpërbëhej, shqiptarët si komb të pakësohen, të shkojnë drejt zhdukjes.

Të gjitha këto zhvillime janë një kushtrim për çdo shqiptar, të ngrihet për të shpëtuar vendin nga kjo kalbësirë morale, që e ka emrin Edi Rama, nga kjo ligësi njerëzore, nga kjo e keqe e madhe që e ka emrin Edi Rama.



9 Comments

  1. O Sali o Hero
    Gjith Shqiperia Ty te do!
    O Sali o Hero
    Gjith Shqiperia Ty te do!
    O Sali o Hero
    Gjith Shqiperia Ty te do!

  2. Nuk është cekur asgjëkundi në media që McGonigal paska abuzuar me postin e tij për të shpallur non grata Berishën, ndonëse Rama i ka luajtur të gjitha gurët për këtë.
    Në fakt, veç McGonigalit, Ramës e Ballës, e gjithë korit komunist, akuzave të tyre për Bashën se ka “bashkëpunuar” me rusët, i është bashkuar edhe Berisha, vetën si hakmarje katundareske që ai nuk deshte që PD të konsiderohej nga perëndimi si një parti e padëshiruar nëse do të udhëhiqej nga Berisha.
    E dëgjova dje që të bënte humor të trashë se në zyrën e SPAK kishte parë të ulur në dy karrige, Ramën e Gonigalin si dy protagonistë të një veprimi skandaloz mashtrues.
    Duke miratuar publikisht akuzat e tyre për Bashën, ai e ka vënë veten në karrigen e tretë fajtor për ate mashtrim.

    1. Komentin më të saktë e më të sinqertë për gjoja bashkëpunimin e Bashës me rusët, e kam dëgjuar ta bëjë një nga liderët socialistë që nuk e ka mohuar asnjëherë prejardhjen e tij komuniste, Pandeli Majko.
      Deklarata e tij për këtë rast, qe tërësisht realiste.
      “Historikisht pro rusë kemi qenë ne komunistët shqiptare e asnjëherë e djathta demokratike” tha ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *