• |
ide | kryesore

Del sondazhi/ Ç’mendojnë shqiptarët se si po ecin gjërat në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sondazhi



60.2% e shqiptarëve janë pesimistë për ecurinë e situatës së përgjithshme në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, rreth 2/3 u shprehën se situata në vendin tonë po shkon shumë keq. Ndërsa vetëm 9.5% e të pyeturve mendojnë se situata në vendin tonë është në rrugën e duhur.

30.1% e të targetuarve janë të pavendosur, ndërsa 0.2% nuk janë përgjigjur. Pesimizmi shtohet edhe më shumë kur shqiptarët i pyetëm për ecurinë e situatës ekonomike, të cilën e kanë vlerësuar negativisht, 69.3% e tyre. Vetëm 6.2% e tyre mendojnë se situata ekonomike është shumë e mirë.

23.9 % e tyre e kanë cilësuar situatën ekonomike as të mirë dhe as të keqe dhe 0.6% kanë refuzuar të përgjigjen. Kur bëhet fjalë për ekonominë në shtëpinë e tyre, 51% e të pyeturve e vlerësojnë si shumë të keqe situatën. Ndërsa 12.8% e vlerësojnë pozitivisht.

Sipas tyre, problematikat kryesore me të cilat po përballet vendi ynë, janë ekonomia me 84.7%, emigrimi me 67%, niveli i lartë i kriminalitetit në vend dhe korrupsioni për të cilën kanë votuar 41.2 % dhe shëndetësia me 27.8%.

Për ata të cilët mendojnë se problem kryesor është ekonomia, produktet e shportës zënë pjesën më të madhe të shqetësimit me 46.8%, të ardhurat e pamjaftueshme 25.7%, papunësia 15.9% dhe kostot e transportit 10.7%.

Por kjo situatë sipas qytetarëve, nuk ka shumë gjasë të ndryshojë, pasi 57.2% e të targetuarve mendojnë se vendi ynë po shkon në drejtimin e gabuar. Ndërsa 23.1% janë shprehur se po ndiqet rruga e duhur. Gjetjet janë të Barometrit të Euronews Albania. Ai u realizua në periudhën 9-21 shtator 2022. Sondazhi u krye nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë. /Euronews Albania



7 Comments

  1. Prisni se nuk keni pare gje akoma . Nuk eshte ky fundi i marrezise se te gjatit tone dhe sektit antishqiptar mavi , marrezia e tij nuk ka fund nese nuk kundrapergjigjemi .
    Nese ne ngrihemi e ta kundershtojme me force kete sekt antishqiptar atehere ky fund marrezie behet makth per te gjatin tone dhe kthehet ne fillimin e fundit te sulltanatizmit te gjatit tone dhe sektit antishqiptar rilindas .

  2. 9.5%
    Lloji i species: Dele
    Raca: Rude
    Tipare fizike: Leshi i gjate.
    Tipare psikologjike: Paaftesi e te dalluarit. Ngaterrojne barin me kashten. Sapunin gjithmone e shijojne per djathe.
    Gjenetika: Mendohet prejardhje Pellazgo-Otomane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *