• |
ide | kryesore

Anulimi i zgjedhjeve, reagon Rama: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, kërkojnë “varrimin” e reformës në drejtësi

Lajme, Të fundit

Teksa ka nisur protesta e tetë në radhë në rang kombëtar e opozitës së bashkuar joparlamentare, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur shtryrjen e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u zhvilluar më datë 30 qershor. Menjëherë pas vendimit të kreut të shtetit, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili nga një takim elektoral që po mbahet në qytetin e Beratit, është shprehur se pavarësisht shfuqizimit të dekretit, zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor.

“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit.”- u shpreh Rama nga Berati.

17 Comments

    1. Likja fundosi fatin e vet. Per 3 jave behet gjykata kushtetuese qe shfuqizon vendimin e metes, meta largohet si president, protestat mujore vazhdojne der ne 2021.

  1. Likja ben si “ mbi palet”, si i pavarur. Ata qe duan te votojne kush i perfaqeson. Apo duhet te protestojne dhe ata para presidences. Qelbesira politike qe po e shkaterroni kete vend vetem per interesa personale.

  2. TE THUASH ZULULAND ESHTE PAK .
    TE THUASH SE KETA POLITIKANE QE KEMI JANE JASHTE ORBITE ESHTE PAK .
    JEMI EKZEMPLARE NE CDO GJE .
    E VETMJA GJE ESHTE QE E GJITHE KASTA POLITIKE TE LARGOHET URGJENTISHT .
    REVOLUCIONE ESHTE E VETMJA ZGJIDHJE NE KETE VEND .

  3. Bravo.. Kushtetua eshte kushtetute.
    Te gjithe e kemi ditur dhe edime se kush eshte qllimi i kastes se vjeter te komunistave , e mbeturinave te sigurimit te shtetit, e zbatuesve te Katovices.
    Do perpeliten dhe disa kohe por ne fund do shporren. Jo se kam besim tek Rama … por kam besim se Amerika e di shume mire se me ke ka te beje.

  4. Sot ne mbremje tek bregu i lumit -Osum-ne Berat do vrasi veten -edvin-psiko-skizofreni -si Hitleri,Daten e zgjedhjes e shtyu -Like Floriri-Tani vetem ruajeni drogaxhine se mos beje ndo nje te pa bere dhe qerohet nje -Hale-.

  5. Kryesori qe po mban peng reformen ne drejtesi eshte karoministri. Arseyja dhe fakti eshte sa i thjeshte aq edhe publik: qeveria reduktoi fondet per instirucionet e vettingut dhe per kete shkak institucionet punojne realisht me 60 % te struktures se propozuar dhe miratuar ne parim. Atehere pyetja eshte shume e thjeshte: kush e mban peng reformen ne drejtesi ne te vertete? Pergjigja eshte me lart e provuar kjo dhe publikisht

  6. Te pa pertuar komentues,qe me shume ja futni kot,duke na lene te kuptojme,se nuk e keni kuptuar fare se cfare problemi diskutohet.Te pakten duhet te kuptoni,se cfare kushtetute kemi,qe per te njenjtin problem,jo vetem ju (qe ja futni kot),por edhe specialiste nga te gjitha anet ( palet),pushtetare dhe deputete,juriste dhe analiste,japin definicione te ndryshme,te gjithe kunder te gjitheve dhe sejcili,simbas interesit te pales se tij.Dhe te gjithe,i referohen kushtetutes,perseri,simbas mendjes se tyre.Pra kushtetuta,na qenka kaq e diskutueshme,kaq e komplikuar per t’u kuptuar,njelloj,nga ate gjithe,sa qe na i jep te drejte aq shume disave,dhe po aq shume,i sfidon po ata,prej pales tjeter,dhe perseri,duke u bazuar ne nenet e saja me paragrafe dhe pika.Kjo pra eshte kushtetuta e ndryshuar,per t’u pershtatur,me reformen ne drejtesi,dhe duroni te shikoni perfundimin e kesaj reforme te bere simbas kesaj kushtetute dhe ne kundershtim me kengen e vjeter : me e mire e ema se e bija,do na beje te kendojme :Nuk ka si te ndodhe nje reforme ndryshe nga kushtetuta,mbi te cilen u bazua.

  7. E shikoni Kush jane ata qe mbrojn Rilindje..Fjalorin e tyre..Pabuksa imoral qe asgje nuk kane arritur ne jete..Pasqyren e familjeve te mbetura pas ne shoqeri e tregojne ne komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu