• |
ide | kryesore

Euro shënon sërish rënie, arrin nivelin më të ulët pas vitit 2008

Lajme



Monedha e përbashkët evropiane “euro” ka arritur në nivelin më të ulët të 12 vjetëve të fundit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro është shkëmbyer ditën e sotme me 122.19 lekë, duke shënuar kështu rënie prej 0.12 lekësh, në krahasim me një ditë më parë.

Këto të dhëna tregojnë për nivelin më të ulët të euros që prej janarit të vitit 2008. Ekspertët arsyetojnë se fluksi i valutës që po qarkullon në tregun shqiptar nga turistët, si edhe nga shtetasit e Kosovës me mbarimin e muajit të Ramazanit, ka patur ndikim vendimtar në rënien e vlerës së këmbimit.

Ndërkaq, euro pritet të pësojë rënie të mëtejshme, në prag të nisjes së sezonit turistik dhe të kthimit të pritshëm të emigrantëve të shumtë për pushimet verore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *