• |
ide | kryesore

Masat për protestën/ Vendosen kamera me rezolucion të lartë për të filmuar agresorët

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, opozita e bashkuar pritet të zhvillojë protestën e 8-të kombëtare duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do ta çojë vendin në zgjedhje të lira.

Policia e Shtetit, por edhe Garda, ashtu si edhe në rastet e tjera kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës në orën 19:00.

1700 forca policie do të jenë të angazhuara në terren, të cilat do t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së institucioneve.

Po ashtu, mësohet se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për të fiksuar ata që kryejnë akte dhune.

 



3 Comments

  1. Tani do kemi frike vertete 😀

    Po pse o kokebosh tekkamerat e ke shpresen ?

    Me mire nderro ligjin kush proteston futet ne burg 😀

    burg burg burg

    ama mos hidhni balte mbi bandat 😀

  2. Asnje referim qe i beni policise se narkoshtetit nuk na tremb,legena ?!Do rezistojme edhe per ju !!Boll me ordinanca te bandave ne kete vend ?!Ne themi se koha e tyre duhet te marre fund !Arsyeja ?!Sot merren me taksat tona,me shtetin e atyre jo tonin,neser te futen ne shtart ?!Do ua marrin grate,femijet…,pasojat besoj se nuk do jene te duhurat per ju,familjet tuaja,dilni edhe ju ?!E beni dot dallimin sot ne kete vend midis shtetit dhe krimit,midis Rames krahu polotik i bandave dhe Astrit Avdulajt,Dritan Djtit,Emiljano Shullazit ?!Jo,jane nje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *