Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët pas dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas përfundimi të mbledhjes, kryetari i PR, Fatmir Mediu tha për gazetarët se opozita është e angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai u shpreh se qytetarët do të vazhdojnë qëndresën e tyre.
“Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të Presidentit të Republikës besoj që Basha në emër të gjithë opozitës ka shprehur qartë qëndrimin e tij. Angazhimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Ky është diskutimi që është bërë sot dhe qëndrimi ynë është i njëjtë me qëndrimin që ka mbajtur Basha në konferencë”, tha Mediu
Do ketë protesta?
“Qytetarët do të qëndrojnë deri në fund për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çdo veprim që do të ketë të bëjë me qytetarët, i opozitës, me ndërkombëtarët për të garantuar këtë proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm do të jetë pjesë e axhendës së opozitës”, u shpreh kreu i republikaneve.
Ky po, te ha mune ne bythe ashtu, te ngrohte.
Aman mos na rruni ari karin me ket lloj surrati
Medi gerdeci flet per qendrese.
O lul largohu nga keta legene e vrases.Nuk vihet ne pushtet me aleance me Monika milioneren dhe Medi vrasesin.
akoma gjall ky hajdut me cizme? ky vrases halabak?