• |
ide | kryesore

Presidenti Duka: “Fitorja ishte një detyrë shtëpie, edhe pse për pak e humba besimin… I kënaqur për Cikalleshin

Sport

I kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Moldavisë, megjithatë presidenti i FSHF-së Armand Duka nuk e fsheh se është ndjerë nën presion:Tashmë, pas lojës jam i kënaqur, sepse kisha shumë presion deri kur bëmë golin. Edhe humba besimin. Epokë e re? Asnjëherë epokat nuk nisin kështu, si me thikë. Kjo ishte një detyrë shtëpie për të fituar. Edhe në letër, mendohet se jemi një ekip më i mirë se Moldavia, edhe pse çdo ndeshje është e vështirë. Nëpërmjet këtij rezultati, kemi më shumë vetëbesim, i jep besim stafit, si dhe një atmosferë më pozitive. Ne nuk jemi një skuadër e madhe, por me klimë pozitive. Me mbështetjen e të gjithëve mund të shkojmë larg”.

Lidhur me diferencat në grup, numri 1 i qeverisë shqiptare të futbollit tha:Nëse do marrim ekipet në letër, kemi marrë fitore ndaj dy ekipeve më të dobëta se ne. Kemi punë të madhe para. Edhe pse ka pasur rezultate surprizë, ka diferenca sepse nuk ka pasur barazime, ka pasur vetëm fitore”.

Një koment edhe për autorin e golit të parë Sokol Cikalleshi: “U kënaqa që shënoi. Edhe ai, siç kam qenë unë në presion, ka bërë disa shtylla, dhe uroj të ketë hapur rrugën për gola dhe fitore të tjera.”

1 Comment

  1. Ja idioti mafioz. Pareliu analfabet. Iu veteofrua Sven Goran Ericson-i, qe ishte i gatshem ta merrte shqiperine, pa asnje kusht financiar. Hajvani Duka e refuzoi me pretekstin se Ericsoni (69 vjecar) eshte teper i moshuar dhe po kerkojne dike me te ri. Moren kete trajnerin e Serie B italiane, qe eshte 74 vjec. Dhe tani katandisemi qe na gezon fitorja me Moldavine, ne shtepine tone. Hajde turp e faqja e zeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu