• |
ide | kryesore

Trajneri Edy Reja: “Kjo fitore na duhej. Skuadra zhbalancohet shpejt në mbrojtje”

Sport



Trajneri i Kombëtares, Edy Reja, ka folur pas fitores së tij të parë me kuqezinjtë, në “Elbasan Arena”: “Na duhej fitorja. Luajtëm, është e rëndësishme loja që bëmë. Filluam mirë. Fitoren që na duhej, e arritëm. Djemtë ishin të qetësuar, edhe pse humbëm pikët në Islandë. Nëse nuk do fitonim, do kishte frikë për të ardhmen.

Për sa i takon zëvendësimit të Xhakës, Reja tha: “Unë kam një grup rreth 25 futbollistë, të gjithë janë disponibël. Duhej pak pushim nga ndeshja me Islandën. Duhej të provoj disa futbollistë. Në 15 ditë nuk mund të bëj gjithçka”.

Trajneri kuqezi ka komentuar edhe skemën me të cilën luajti Kombëtarja: “Në mbrojtje kishim 4 mbrojtës, dhe 3 më përpara. Nuk mund të fitojmë pa djersitur, pa vuajtur, çdo vuajtje sjell dhe fitoren. Në mbrojtje patëm pak probleme. Skuadra zhbalancohet shpejt. Me Roshin dhe Cikalleshin, patëm një frymëmarrje dhe shënuam.”

Lidhur me dyshen më të mirë të sulmit, Cikalleshi-Balaj apo Uzuni-Sadiku, tekniku italian vlerësoi: “Uzuni lëviz mirë, po bën mirë edhe në stërvitje. Cikalleshi i jep frymëmarrje sulmit. Nuk kemi bërë shumë ndryshime në mesfushë, por duke parë me Islandën, luajtëm më mirë”.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *