• |
ide | kryesore

Francesco Totti-t dhe Ilary Blasi ndahen pas 17 vitesh martesë

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas gati 17 vitesh martesë dhe 3 fëmijësh së bashku, Ilary Blasi dhe Francesco Totti duket se janë një hap larg ndarjes. Sipas “Corriere della Sera” ata tashmë po jetojnë të ndarë në vilën e tyre gjigante në Romë.

Ishte “Dagospia” që dha lajmin bombë pasditen e djeshme dhe më pas shumë medie online vunë në dukje se muajt e fundit kishte shenja të një krize mes tyre: për shembull, Ilary nuk ishte e pranishme në festën e 45-vjetorit të Totti-t. Edhe në profilet përkatëse sociale, ata nuk shfaqen më bashkë si zakonisht.

Për shumë vite ata kanë përfaqësuar një nga çiftet e pandashme të botës së spektaklit dhe duket e pabeshueshme që tashmë janë drejt fundit. Por cila është arsyeja e ndarjes së tyre? “Ilary ka patur një flirt me një koleg në televizion, por nuk mbaron me kaq. Thuhet gjithashtu se futbollisti ka rënë në dashuri me një tjetër, me të cilën mendohet se ka një lidhje prej pak kohësh dhe është shumë i përfshirë”, -thuhet në artikullin e publikuar në “Dagospia”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *