• |
ide | kryesore

Presidenca: Në Kuvend pati fyerje në vend të argumentave ligjorë

Lajme, Të fundit

Përmes këshilltarit ligjor, Besnik Dervishaj, institucioni i Presidentit e ka konsideruar debatin e zhvilluar sot në parlament një lumë sharjesh e fyerjesh që nuk i shërben zgjidhjes së krizës e as paqes sociale në vend. Presidenca ripërsëriti në një konferencë për mediat edhe një herë qëndrimin e saj se vendimi është marrë në përgjegjshmëri të plotë për të shmangur një konflikt destabilizues, që mund të kulmonte në përplasje më 30 qershor.

“Insitucionit i Presidentit ka ndjekur me vëmendje diskutimet e qëndrimet publike përfshirë edhe ato në seancë plenare, ku është diskutuar vendimmarrja e presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit. Në vend të një diskutimi mbi argumentat ligjorë, dhe në vend që sot të ishte një momënt reflektimi e të diskutohej mbi veprimet pozitive për negociatat apo zgjidhjen e krizës, u lëshuan lumenj fyerjesh. Kjo retorikë nuk i shërben as zgjidhjes së krizës e as paqes sociale në vend. Presidenti thekson se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është marrë në mbështetje të plotë të kushtetutës. “U shpreh Këshilltari ligjor i Presidentit Meta.

4 Comments

  1. O SHKULLAK PSE NUK E NXJERR LAJMIN E FUNDIT PER KETA KOKPALARET E PORTALIT TEND: LULUSHI THIRRET I PANDEHUR NGA PROKURORIA DHE DO SHOQEROHET ME FORCE NESE NUK SHKON ME KEMBET E VETA. ARSYEJA LOBIM RUS NE SHBA. KY AGJENT I FELLIQUR I KREMLINIT QE DO TE DESTABILIZOJE RAJONIN DO PERFUNDOJE NE BURGUN ME TE ERRET, DHE DO TA COJE AMERIKA, JO NE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu