• |
ide | kryesore

Trafikonin klandestinë nga Shqipëria drejt BE, shpërbëhet grupi kriminal prej 8 personash

Lajme



Policia e qytetit të Elbasanit ka vënë në pranga 8 anëtarët e një grupi kriminal, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin veprimtarinë e trafikimit të klandestinëve sirianë dhe irakenë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe të Malit të Zi.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë, kreu i grupit të kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta ishte një shtetas turk. Grupi vepronte në kufirin e gjelbër Greqi-Shqipëri dhe Shqipëri-Mali i Zi për kalimin e klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku dhe që kishin si destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Personat e arrestuar janë:

G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë.

R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë.

R.H., 38 vjeç, banues në Devoll.

Si dhe mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë.

E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë.

U.Ç., 39 vjeç, lindur ne Stamboll Turqi, me banim të përkohshëm në Tiranë.

F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.

Bazuar në informacionet paraprake, Policia bën me dije se klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku. Në kuadër të këtij operacioni të koduar “Tranzit”, forcat policore kanë sekuestruar në cilësinë e provave materiale disa aparatë celularë, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat të ndaluarit realizonin aktivitetin kriminal.

Ndërkohë, vijon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *