• |
ide | kryesore

Vuçiç: Do të kërkoj mbështetje nga Amerika për çështjen e Kosovës

Lajme



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do ta ftojë përsëri presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të vizitojë Serbinë. Ai shtoi dhe se do të “përpiqet të flasë” për Kosovën me disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Trumpit, duke kërkuar mbështetje për gjetjen e një kompromisi për çështjen e Kosovës.

Vuçiç i bëri këto komente kur u pyet për festimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, dhe për deklaratën e bërë nga zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer, se SHBA-ja do të vazhdojë të jetë në anën e Kosovës.

“Natyrisht që Amerika është në anën e Kosovës dhe do ta mbrojë atë. Këtë e bëjnë edhe Gjermania dhe vendet e tjera të Kuint-it, dhe për ne problemi është më i madh dhe më i vështirë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se ky është një problem kyç për Serbinë, por gjithsesi vendi do të vazhdojë të luftojë për interesat kombëtare.
“Qëllimi ynë është që Serbia të mos ketë armiq, dhe se me ata që dikur ishim, përpiqemi të kemi marrëdhënie normale dhe të balancuara”, tha Vuçiç.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metthew Palmer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të kthehen në tryezën e bisedimeve duke deklaruar se zgjidhja më e mirë është njohja e ndërsjellë. Ai, sërish porositi autoritetet e Kosovës të heqin taksën ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i dialogut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *