Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për marrëdhënien zyrtare me homologun bashkëkombas, Edi Ramën. Në një intervistë për emisionin e mbrëmjes “Interaktiv” në televizionin KTV, Haradinaj është shprehur se është përshëndetur me Ramën gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke theksuar se nuk ka pasur rast të sqarohet me të për mosmarrëveshjet para dhe pas Samitit të Berlinit.
“Unë i përshëndeta publikisht edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, është mirë që kanë ardhur. Nuk kam pasur rast të sqarohem. Unë e pata ftuar edhe në hapjen e Autostradës ‘Arbën Xhaferi’, ai më pati premtuar që do të vijë, por nuk erdhi, pastaj nuk kam pasur rast”, ka thënë Haradinaj.
Më tej, kreu i ekzekutivit të Kosovës foli për Samitin e Durrësit të zhvilluar më datë 28 gusht të vitit 2018, kohë kur në krye të diplomacisë shqiptare shërbente ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Haradinaj shprehet se në një bisedë të zhvilluar asokohe me ish-kryediplomatin, e kishte pyetur se pse nuk mund të kundërshtonte idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markoviq, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thash Ditmir Bushatit: ‘i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën’, ai më tha që ‘unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varët se sa do të jem në Qeveri’”, ka deklaruar Haradinaj.
Keni nje kerme qe ja keni lene popullit var ne qaf. Me mire burra ps- je se gra rilindjeje. Kur ta besoni von do jet.
keshtu eshte kur fatet tona varen nga njerez qe duhet te ishin ne psikiatri. Sa me larg nga kjo hale.