• |
ide | kryesore

“E kam shef Edi Ramën…”, Haradinaj tregon prapaskenat e bisedës me ish-ministrin e Jashtëm

Lajme, Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për marrëdhënien zyrtare me homologun bashkëkombas, Edi Ramën. Në një intervistë për emisionin e mbrëmjes “Interaktiv” në televizionin KTV, Haradinaj është shprehur se është përshëndetur me Ramën gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke theksuar se nuk ka pasur rast të sqarohet me të për mosmarrëveshjet para dhe pas Samitit të Berlinit.

Unë i përshëndeta publikisht edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, është mirë që kanë ardhur. Nuk kam pasur rast të sqarohem. Unë e pata ftuar edhe në hapjen e Autostradës ‘Arbën Xhaferi’, ai më pati premtuar që do të vijë, por nuk erdhi, pastaj nuk kam pasur rast”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, kreu i ekzekutivit të Kosovës foli për Samitin e Durrësit të zhvilluar më datë 28 gusht të vitit 2018, kohë kur në krye të diplomacisë shqiptare shërbente ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Haradinaj shprehet se në një bisedë të zhvilluar asokohe me ish-kryediplomatin, e kishte pyetur se pse nuk mund të kundërshtonte idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markoviq, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thash Ditmir Bushatit: ‘i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën’, ai më tha që ‘unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varët se sa do të jem në Qeveri’”, ka deklaruar Haradinaj.



2 Comments

  1. Keni nje kerme qe ja keni lene popullit var ne qaf. Me mire burra ps- je se gra rilindjeje. Kur ta besoni von do jet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *