• |
ide | kryesore

Vrasja e administratorit të Kotes në Vlorë, gjykata lë në burg tre autorët e dyshuar

Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 autorët e dyshuar për vrasjen e kreut të Njësisë Administrative Kotë në Vlorë, Argjil Gjokën. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për Mersin Bejtjan, Arif Bejtjan, Namik Bejtjan dhe Jaçe Bejtja. Pavarsisht se është në kërkim, gjykata ka dhënë arrest me burg edhe për Mersin Bejtjan, autorin kryesor të kësaj ngjarje.

Para gjykatës Arif Bejtja është shprehur se nuk qëlloi ai mbi Argjir Gjokajn, por ka parë të afërmin e tij Mersin Bejtjan, duke u konfliktuar me vëllezërit Osmëni.

Të katër personat janë përfshirë në sher me dy vëllezërit Astrit dhe Fatmir Osmëni, të cilët janë punonjës të njësisë administrative Kote, të cilët ishin duke ndërtuar një rrugë afër banesës së tyre. Por teksa situata ka dalë jashtë funksionit, ka ndërhyrë dhe kryetari i njësisë administrative Kote, Argjir Gjokaj, i cili ka mbetur i vrarë me armë me një plumb në gjoks. Ndërkohë me një plumb tjetër është plagosur njëri nga vëllezërit Osmëni dhe njëri nga autorët e këtij krimi Arif Bejtja. Argjir Gjokaj, ka pësuar dy dëmtime të shkaktuara me armë zjarri dhe konkretisht një në dorën e djathtë tek kyçi dhe një plagë me hyrje por pa dalje në anën e djathtë të gjoksit, nga e cila ka gjetur dhe vdekjen.

Gjithashtu në spital ka shkuar i plagosur Arif Bejtja, i cili kishte plagë tejshkuese të shkaktuar me armë zjarri në dorën e djathtë tek pjesa e parakrahut afër brylit. Gjithashtu nga policia është shoqëruar për në spital edhe Fatmir Osmeni ky banues në Vlorë, i cili kishte një plagë të shkaktuar me armë zjarri në dorën e majtë. Sipas policisë së Vlorës, Argjir Gjokaj, në 11 qershor 2019 ka shkuar në fshatin Mavrovë pasi nga ana e Bashkisë Selenicë është duke punuar për riparim dhe mirëmbajtje të rrugëve të fshatit Mavrovë, dhe për realizimin e punimeve është vënë në pune dhe një ekskavator i cili në 11 qershor 2019, po kryente punimet në rrugët e këtij fshati. Fatmir dhe Astrit Osmeni kanë shkuar në fshatin Mavrovë për të parë punimet.Aty janë takuar me administratorin Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj edhe ky nga fshati Mavrovë. Në vendin ku po kryeshin punimet kanë shkuar dhe Rasim Bejtja dhe Rebanit Bejtja dhe këta nga fshati Mavrovë.Dy të fundit nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në lidhje me një rrugë të hapur para disa vitesh me vëllezërit Osmenaj.Në momentin që kanë qenë tek fundit i rrugës ku po kryeshin punimet aty kanë shkuar me mjet “Mercedes Benz” ngjyrë të zezë, Mersin Bejtja, Arif Bejtja, Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja, të cilët pasi kanë dalë nga mjeti kanë filluar të godasin Fatmir dhe Astrit Osmenaj.

Në vijim Mersin Bejtja ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe pasi e ka mbushur i është drejtuar Fatmir Osmenit duke e sharë dhe qëlluar me armë në drejtim të tij. Fatmir Osmeni, i ka kapur armën, por si pasojë është plagosur. Mersin Bejtja ka qëlluar disa herë me armë zjarri ku pasi i kanë mbaruar fishekët e ka hedhur pistoletën në tokë dhe më pas ka marrë pistoletën eJaçe Bejtja dhe ka qëlluar dhe disa herë.Më pas Mersini ka marrë edhe pistoleten e tij që e kishte hedhur në tokë më parë dhe së bashku me tre kushurinjë e tij është larguar me mjetin “Mercedes Benz” në drejtim të rrugës që të çon në aksin rrugor Kotë-Vlorë. Gjatë kësaj ngjarje e cila ka zgjatur rreth 10 minuta Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj kanë ndërhyrë për të mos lënë shtetasit e mësipërm të qëllonin vëllezërit Osmënajdhe si pasoje është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë Argjir Gjokaj. Gjithashtu si pasojë e qitjes me armë zjarri është plagosur dhe Arif Bejtja.



2 Comments

  1. Lapsin, beni verifikimet dhe mos shkruani sipas qefit. Rruga që po rehabilitohej eshte ne funksion te Bejtajve dhe është në tokën e Osmenajve dhe ata kanë bllokuar punimet pasi nuk lejonin rrugen ne token e tyre. Shikoni se një pistoletë e kanë pasur Osmenajt se po duket sikur këta osmenajt si marrja plumbi. I gjuajtjen më dy pistoleta që i bie minimumi 10 plumba, dhe sipas jush asnjë nuk kapi Osmenajt! Beni korrigjimet e nevojshme se po shkatërroni jetët e njerzve. Arif, Jaçe,dhe namik nuk kane fare lidhje me ngjarjen! Me këto manipulime që po beni rrezikoni të shkoni për lesh ju që e keni botuar dhe ata informatoret tuaj që e kanë Shtremberuar! REFLEKTONI!

  2. Lapsi, beni verifikimet dhe mos shkruani sipas qefit. Rruga që po rehabilitohej eshte ne funksion te Bejtajve dhe është në tokën e Osmenajve dhe ata kanë bllokuar punimet pasi nuk lejonin rrugen ne token e tyre. Shikoni se një pistoletë e kanë pasur Osmenajt se po duket sikur këta osmenajt si marrja plumbi. I gjuajtjen më dy pistoleta që i bie minimumi 10 plumba, dhe sipas jush asnjë nuk kapi Osmenajt! Beni korrigjimet e nevojshme se po shkatërroni jetët e njerzve. Arif, Jaçe,dhe namik nuk kane fare lidhje me ngjarjen! Me këto manipulime që po beni rrezikoni të shkoni për lesh ju që e keni botuar dhe ata informatoret tuaj që e kanë Shtremberuar! REFLEKTONI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *