• |
ide | kryesore

Rama po sillet si Gruevski/ Edhe ish satrapi maqedonas i ndaloi “përgjimet e paligjshme”

Arkiva, Të fundit

Edi Rama ka deklaruar sot se do ta hedhë në gjyq gazetarin e Bild që botoi 16 përgjimet e manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Po njësoj si ai edhe sahanlëpirësit e prokurorisë që në fillim ndaluan mediat të publikojnë përgjimet, sot hapën sërish hetim për nxjerrje sekreti.

Në fakt këtu nuk ka azgjë të re. Të gjithë udhëheqësit me prirje diktatoriale veprojnë njësoj. Kur plasën bombat që më pas sollën opozitën në pushtet në Maqedoni edhe Gruevski e paditi Zaevin per nxjerrje përgjimesh te paligjshme. Gjykatat nën kontrollin e tij madje e dënuan, por loja vazhdoi edhe më keq deri ne fund.

Rezultati që prodhuan ato përgjime të paligjshme po autentike tashmë dihen. Prej tyre Gruevski është i dënuar dhe në arrati në Budapest.

©Lapsi.al

2 Comments

  1. Hahaha o lapsi. Qenkeni thy fare u ka ngel vetem goma. Po i thoni gjerat perseprapthi. Skenari maqedonas po ndodh vertet, po jo si e thoni ju. Pa na thoni ke kishte me vete gruevski….. ee presidentin ivanovin. Ca bente ai presidenti perkrahte opoziten. Sa ngjajn gjerat me ketu te ne. Po nderkombetart me ke ishin me gruevskin????? Joooo.
    Po vjen dita o lapsi qe ai skenar qe ka ndodhur jo vetem ne maqedoni por edhe ne male te zi. Po ndodh dhe ketu.
    DO TA SHOHIM SE KUSH ESHTE ME ATA QE ORGANIZOJN KETO RREMUJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu