• |
ide | kryesore

Vizat, Rama i përgjigjet Metës: Shqetësohu për vizën që i ke vënë vetes. Je bërë pjesë e frontit kundër Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me shqetësimin e rrezikut të rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!” shkruan Rama në twitter.

Reagimi vjen pak orë pasi kreu i shtetit përmes një deklarate shprehu shqetësimin në lidhje me rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.

Pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave drejtuar Komisionit Europian, njoftimi i djeshëm i Komisionerit për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, z. Dimitris Avramopoulos që paralajmëronte ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë, krahas Venezuelës dhe Kolumbisë, është një kambanë alarmi për të gjithë”, thuhej në deklaratën e Presidentit.

Presidentimë tej i bëri thirrje të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse të ndjekin me prioritet absolut këtë çështje që mbart një ndjeshmëri të madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.



8 Comments

    1. Sipas ligjit te xhungles: 1-Bisha me e forte e shqyen bishen me te dobet. 2-Kur te gjitha bishat behen bashke shqejne fukarane. Nese sakrikikohen nga bishat e forta, dyshja e bishave te dobta, Baftiar-Allende&Kije 21-ish, vetem mire i behet ketij populli trim dhe liridashes. Gjithsesi shpresojme qe te mos e gjejne prap gjuhen e perbashket ndermjet tyre se ne kurrizin tone eshte.

  1. Kur e thote ky qe nuk hiqen eshte me shume rrezik, sepse eshte i njejti qe tha se negociatat jane hapur dhe qe arben kreshi ka qene pa pune atehere.

  2. Keta kan qen, jan e do te jen te gjith problem per Shqiperin. te djatht e te majt. Jan te gjith te kapur, hajduta e vrases. Jan ber pengesa kryesore per ecurin e vendit. Duhet te hapin krahun te gjith si establishment. Nuk u ngap qeveria Rama me skandale e vjedhje fondesh? Slan trafikant pa i kerku %. Nuk u ngop Ilir Meta me grun duke vjedhur e zhvatur Shqiperin? Nuk u ngop Sali Berisha me Lulzimin duke vrar e vjedhur shqiptaret? Keta monstra qe prodhoi ai regjim monist, regjim spiunash e qe po i duron ky vend duhet te hapin krahun sa me par. duhet ti lirojn frymen vendit. PRANDAJ DUHET NJE VETTING NE POLITIK DERI NE BREZIN E 7 TE KUSHURINJVE. ASNJE NGA KETA MONSTRA NUK E KALON.

  3. Sipas ligjit te xhungles: 1-Bisha me e forte e shqyen bishen me te dobet. 2-Kur te gjitha bishat behen bashke shqejne fukarane. Nese sakrikikohen nga bishat e forta, dyshja e bishave te dobta, Baftiar-Allende&Kije 21-ish, vetem mire i behet ketij populli trim dhe liridashes. Gjithsesi shpresojme qe te mos e gjejne prap gjuhen e perbashket ndermjet tyre se ne kurrizin tone eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *