• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste me armë gjahu kushëririn, arrestohet 44-vjeçari

Lajme



Policia e Vlorës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy kushërinjve në fshatin Babicë e Madhe.

Policia bën me dije se “në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kurshurinj me njëri-tjetrin).

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësore Vlorë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *