• |
ide | kryesore

Gerrard largon Grezdën nga Rangers: shqiptari jashtë skuadrës për fazën përgatitore në Portugali

Sport



Asgjë nuk shkon mirë këto kohë për Grezdën. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet, apo kontradikta e krijuar në grumbullimin e Kombëtares së Shqipërisë me teknikun Edy Reja, tani vjen një penalizim që duket me pasoja për të ardhmen e tij tek Rangers. Sipas The Sun, tekniku i Rangers Steven Gerrard e ka lënë shqiptarin jashtë skuadrës për turneun pre-sezonal që do të zhvillohet javën e ardhshme në Portugali, duke dhënë indikacione të qarta mbi mënyrën si e sheh ai rëndësinë e lojtarit për skuadrën.

Ëingeri shqiptar u tërhoq në mënyrë të papritur nga grumbullimi i kombëtares për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 në fillim të muajit. 24-vjecari e ka justifikuar me dëmtim veprimin e tij, ndërsa FSHF e ka mbrojtur me “arsye personale”.

Menaxheri i tij Ives Cakarun ka sqaruar për Press Association Sport se Grezda nuk do të udhëtojë me skuadrën e Ibrox për në Algarve: “Ai është ende tek Rangers, por për momentin, sepse ishte me kombëtaren dhe pati disa probleme javën e kaluar, nuk do të jetë me skuadrën. Kemi folur me klubin dhe për momentin është pjesë e Rangers. Të shohim cdo të ndodhë në merkato”.

Grezda i kushtoi 2 milionë euro skocezëve kur e morën nga Osijek verën e kaluar, por shqiptari dështoi të bindte Gerrard, duke nisur vetëm 7 ndeshje si titullar: “Ai u dëmtua tre apo katër herë sezonin e kaluar, por shpresojmë të luajmë një rol të rëndësishëm vitin tjetër. Është një lojtar kampion.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *