• |
ide | kryesore

Ushtria izraelite nxit largimin e pacientëve nga spitali, mjeku: Të gjithë po dridhen, ka panik

Lajme, Planet



Trupat izraelitë po nxisin pacientët dhe banorët e Gazës të cilët ishin strehuar në spitalin më të madh në Khan Younis, që të largohen.

Ushtria izraelite tha se Hamasi kishte kryer së fundmi një sulm drejt Izraelit nga brenda kompleksit të spitalit. Izraeli ka akuzuar vazhdimisht Hamasin për shfrytëzimin e civilëve si mburoja njerëzore duke përdorur spitalet dhe zonat përreth si objekte ushtarake.

CNN raporton se një mjek amerikan i pranishëm në zonë, në një audio të nisur drejt redaksisë, ka deklaruar se në zonë ka panik.

“Spitali po dridhet dhe ka panik”, tha ai , ndërkohë që në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh. Të paktën 10,600 fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, tha të martën Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve prej 24,285 përfshin gjithashtu 7,200 gra dhe 1,049 të moshuar, tha ministria.



3 Comments

  1. Nderkohe Amerika dhe vendet Perendimore e ndihmojne dhe e mbrojne Izraelin ne genocid por dhe vete kane derguar ushtri dhe ndihme qe Cifuteve. Ne nje ane bejne sikur qajne dhe ju dhimbsen civilet ne Ukraine ndersa ne anen tjeter kryejne masakra per Cimuterit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *