• |
ide | kryesore

Djegia e KZAZ-së në Shkodër, Gjykata jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për të ndaluarit lidhur me ngjarjen në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr.3 të vendosur në shkollën “Shejnza Juka”, ku 5 persona, mes të cilëve 2 punonjës të Bashkisë, u vunë flakën ambienteve të godinës.

Për punonjësin e Bashkisë së Shkodrës, Alfred Nikollin, Gjykata caktoi masën e sigurisë “30 ditë burg”. E njëjta masë sugurie u dha edhe për Gentian Bytyqin.

Ndërsa, ndaj Adi Garucit dhe Aleks Ndojit, u dha masa “arrest shtëpie”. Sakaq, kundrejt të miturit Orlando Thepi, u vendos masa “detyrim paraqitjeje”.



1 Comment

  1. Kjo masa e arresti me afat eshte idiotesi. Kjo vendoset ne rastet kur duhet te merret ndonje prove brenda afati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *