• |
ide | kryesore

Fushatë elektorale në ambiente kishtare, reagojnë ashpër ortodoksët: Fyese,e paligjshme

Lajme, Të fundit

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ashpër pas takimeve të fundit elektorale të mbajtura në mjedise kishtare, siç ndodhi në Kurjan të Roskovecit, apo në Lekel të Tepelenës, në kuadër të prezantimit të kandidatëve për garën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.   

Në një reagim për mediat, Kisha Ortodokse kërkon që veprime të tilla të mos përsëriten më, duke vënë theksin tek fyerja e ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale që përbën përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave për aktivitete politike në fushatë zgjedhore.

DEKLARATA E PLOTE 

Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës, ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare.

 

9 Comments

  1. Kisha ortodokse kudo qe eshte (ne europen lindore dhe lindje te mesme)) ka qene historikisht vegel e pushtetit ne fuqi , Putin, Milloshevic…..etj!
    Ne Shqiperi edhe me keq !
    Kjo eshte historia e klerit ortodoks, e turpshme.

    1. OE KURV XHAMIA NUK ESHTE MARRE AKOMA NE DOREZIM .
      SIDOQOFTE PERDORIMI I INSTITUCIONEVE FETARE ESHTE E PAFALSHME PER POLITIKEN DHE POLITIKANET .

  2. I paemer 10 :40
    Une nuk ofendova njeri ne dac me me pyt jam besimtar myslyman
    Dhe lutem qe Zoti ti bekoje te gjitha xhamite .
    Por neqoftese je besimtar eshte marre ne dorezim apo jo ajo eshte
    Shtepia e Zotit dhe si e tille duhet respektu.Zoti te falte!

    1. KERKOJ NDJES . POR TI NUK MUND TE FAJESOSH HOXHALLARET APO PRIFTERINJTE KUR KETO PALAÇOLLEQE I BENE POLITIKA E NDYRE .

    2. Ky me siper gaboi , por edhe ti nuk mund te akuzosh hoxhen sepse ne radhe te pare nuk eshte marre ne dorezim nga KMSH-ja dhe si rrjedhoje nuk eshte pergjegjes . Dhe ne radhe te dyte duhet te akuzosh dhe mos ti lesh gje pa thene atij ministrit te brendeshem lesh idiotit qe na u hoq si perparimtar dhe i zgjuar dhe na doli nje kalli i kalbur kembe e koke . Ketu po gabonjne politikanet dhe jo komunitetet fetare . Çfaj ka prifti se ajo mendje shurtra e rroskovecit dhe publiçitari i Tepelenes tre jane copa injorantesh ? Lereni fene jashte politikes , jane dy gjera qe nuk perzihen kurre . Njera ka pune me shpirtin (feja ) , tjetra me zemren ose fizikun e njeriut (politika) . Jemi Shqiptar dhe respektojme çdo fe , por jo çdo maskara qe tenton ndasi fetare . Respekte çdo Shqiptari pa dallim feje , krahine e ideje .

  3. Kishat apo xhamiat jane vende ku njerezit shkojne e kryejne ritet e tyre fetare dhe te ushtrojne , dhe ne asnje menyre nuk mund te perdoren nga Partite politike per fushate apo per ti kthyer ne bunker apo llogore. Kjo qe po ben organizate e Rilindjes nuk ka ndodh ndonjehere

  4. Feja si institucion do te jete perhere ne krah te qeverive. Besoni ne Zot por jo ne prift a hoxhe. Zoti nuk ka nevoje per shtepite e maskarenjve.
    Hapni zemrat dhe Zoti do te vij tek ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu