• |
ide | kryesore

Itali/ Shqiptari plagos gruan me thikë

Lajme, Të fundit



Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në San Giorgio Jonico, pasi goditi gruan e tij me thikë në bark. Ai ishte në “arrest shtëpie” për prostitucion dhe pasi është zënë me bashkëshorten për arsye banale, e ka goditur atë me thikë në bark.

Mediat italiane kanë shkruar se gruaja u dërgua menjëherë në spital, ku po kurohet. Ajo është jashtë rrezikut për jetën. Burri është dërguar menjëherë në paraburgim.

Mësohet se burri i arrestuar ka qenë shpesh herë problematik me ligjin. Karabinierët e pranishëm në vendngjarje thanë se gruaja ishte me fat që shpëtoi, pasi ngjarja mund të kishte përfunduar me pasoja fatale për jetën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *