• |
ide | kryesore

Shkodër/ 25-vjeçari lëvizte me armë zjarri pa leje, arrestohet nga policia

Lajme, Të fundit



Një 25-vjeç është prangosur nga Policia e Shkodrës pasi lëvizte me armë zjarri pa leje nëpër qytet. Në pranga ka rënë i riu L. M. nga Forcat Speciale “Shqiponja”, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar pistoleta tip TT.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *