• |
ide | kryesore

30 qershori/ “Le të ketë vëllavrasje”, hetohet i lirë për 3 akuza ish-deputeti i PD

Lajme, Të fundit



Ish-kryetari i Partisë Demokratike i degës së Elbasanit, Aurel Bylykbashi, do të procedohet penalisht në gjendje të lirë, një ditë pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë, lidhur me deklaratën e bërë dy ditë më parë në mbledhjen e “Aleancës qytetare”.

Policia e Elbasanit ka njoftuar se Bylykbashi po hetohet për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Sipas Policisë, ish-deputeti ka bërë thirrje në media dhe rrjete sociale për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit të parashikuar për t’u zhvilluar më datë 30 qershor. Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Gjatë mbledhjes së dy ditëve më parë, Bylykbashi është shprehur mbi mundësinë e shpërthimit të një konflikti civil, si pasojë e klimës tejet konfliktuale politike me afrimin e zgjedhjeve të parashikuara për t’u mbajtur më datë 30 qershor. “Domethënë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojme zgjedhje në 30 Qershor!”- citohet të ketë thënë ish-kreu i PD-së në Elbasan.

Më tej në ligjëratë, Bylykbashi u ka bërë thirrje të pranishmëve që të bashkohen për t’i bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk aksioni i tyre nuk ka kthim pas. “Ne duhet të jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe t’i themi më qartë se kurrë, se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg që mund të na kthejë nga rruga jone!! Jemi më të qartë se kurrë!”- ka thënë mes të tjerash ish-deputeti.

 

https://www.facebook.com/141090122743377/videos/801774473541520/?v=801774473541520



7 Comments

  1. Nuk e ka fajin ky individualisht per keto xhevahiret. E ka fajin PD ja qe i ka futur dhe te vetet ne nje qerthull pa kurrefar rrugedalje. Po dhe ne PD nuk e ka fajin komplet partia, madje dyshoj forte nese kjo eshte vija origjinale e lulit. Ky radikalizim buron nga Sali Berisha. I ka thene prer lules qe bej cte duash vetem zgjedhje me ramen jo. Rrjedhimisht negociata me ramen jo, pra futju detit ne kemb se po fitove te gjitha kritikat bien automatikisht. Luli i shkret po ska kellqe, dhe trysnon keta te shkrete neper rrethe. E bukura eshte se do jete nje dhune ku luli thell thell nuk do jete inspirues mgjse do haj akuzat gje qe do ja nderlikoj akoma me tej situaten qe dhe tani e ka te zymte….

  2. Hajditi vjedh qarte dhe me fakte, fajin na e paskesh fshatari!
    Bukur! Arsyetim hajdutesh!
    Ia keni kaluar bolshevikeve ruse!

  3. Luften civile e Kane perjetuar kombe si franca,Anglia,gjermania,spanja,amerika etj sot keto kombe Jane vlera e shoqerise boterore

  4. pse mor kar kush esht arsyetim vllavrasja?! bole kanari… dhe kur flet per bolsheviket ruse kujdes! se shefi jot i ka lidh breket keq me ta

  5. Sdo kete lufte civile, por do kete qirje civile. ty astrit per te te civilizu pak mendimet do ta qijme grun dhe motren pos do te vrasim. pederast

  6. O Tito…Franca e SHBA etj. kanë djeg fajtorët kur kan bo luftë civile ….nuk i kan von flakën vetes si ne në 97
    Ne sjemi as shumë si rusët që njëherë që u ngritën i vunë flakën edhe vetes edhe gjithë dynjasë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *