Riatdhesohen 32 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë. Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe atë belge, ku gjatë një fluturimi të përbashkët mes Francës dhe Belgjikës u riatdhesuan 32 shtetas shqiptarë të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.
Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX