• |
ide | kryesore

Reagon Basha: Çfarë u kam thënë ndërkombëtareve për krizën

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha doli para medias mbrëmjen e së mërkurës për të përshëndetur vendimin e Këshillit të Europës për t’u tërhequr nga monitorimi i votimeve të 30 qershorit. Sipas Bashës arsyeja është se nuk ka konkurrencë pa pjesëmarrjen e opozitës.

“Janë zgjedhje pa kuptim politik. Është një vendim i pastër politik, një distancim i prerë nga zgjedhjet fallco një partiake, nga organizata kryesore e të drejtave të njeriut në Europë nga organizata kryesore që mbron të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe pavarësisë së pushteti lokal.

Sikurse e thekson vetë njoftimi i Këshillit të Europës, farsa që po përgatit Edi Rama nuk ka ndodhur në vendet e Këshillit të Europës, që nga rënia e komunizmit. Tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politik të 30 qershorit” – tha Basha që zbuloi edhe se çfarë u ka thënë ndërkombëtarëve.

“Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht. Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin” – tha Basha. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *