• |
ide | kryesore

Conte apasionon zikaltrit: Inter fiton titullin e tifozëve, abonimet shiten të gjitha

Sport



Entuziazmi në majë tek Inter. Ashtu si është bërë e ditur nga klubi zikaltër, “janë shitur të gjithë abonimet e mundshme për sezonin 2019/20, duke arritur limitin maksimal të fiksuar nga shoqëria (40.000 tesera). Një sukses i jashtëzakonshëm që ka parë të mbarojnë në pak orë të gjithë vendet e mundshme, që në ditën e parë të hapjes së shitjes së lirë. Faza e dedikuar për rinovimet e abonimeve 18/19 është mbyllur me një numër rekord teserash të konfirmuara”.

Përsëri tifozët zikaltër kanë treguar mbështetjen e tyre për skuadrën, si dëshmojnë numrat e sezonit të kaluar (mesatarisht përtej 60.000 spektatorëve). Tifozët zikaltër janë elektrizuar më shumë nga ardhja e Antonio Conte në pankinë e nga zërat e merkatos që po shohin protagonistë klubin e Viale della Liberazione.

Inter, përballë një kërkese kaq të rëndësishme, ka vendosur të hapë – “për herë të parë në historinë e tij – listën e pritjes për sezonin 2020/21, për të gjithë tifozët që duan të sigurojnë menjëherë një vend në radhë të parë në blerjen e abonimeve. Titullin e tifozerisë edhe këtë herë e fiton Inter: shpresa e tifozëve zikaltër është që edhe në fushë Inter të kthehet të luftojë për vendet e para. Conte e di si bëhet…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *