• |
ide | kryesore

Ky është vlonjati që iu sekuestrua pasuria 1.5 milion euro

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive disa objekte me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me paratë e prostitucionit.

Pasuritë e sekuestruara janë të 52 vjeçarit Maks Merkaj, i cili u ndalua një vit më parë për akuzën: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë sekuestruar: 5 apartamente banimi; 1 vilë trekatëshe; 1 mjet lundrimi, anije peshkimi; si dhe 4 automjete. Vlera financiare e këtyre pasurive kap vlerën e 1.503.000 euro.

Merkaj ka qenë i dënuar edhe në Itali për “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni e Pengmarrje”.

Deklarata e plotë e policisë:

Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

• 5 apartamente banimi;
• 1 vilë trekatëshe;
• 1 mjet lundrimi, anije peshkimi;
• 4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.



5 Comments

  1. Dmth pasi e kap italia policia qe duam dhe prokuroria artiste e kupton qe ky ka vene pasuri me prostitucion.
    ZERO SHTET
    1.5 MILION EURO PASTRIM.

    Kane futur doren dhe mbushur xhepat prokurore e police nga maks merkaj.
    Dava qelbesirash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *