• |
ide | kryesore

Tetë muaj pa pagesë tek Vllaznia: historia e trishtë e Collins Eziamaka

Sport



Nuk është hera e parë e nuk do të jetë me shumë mundësi as e fundit, por për një lojtar në eksperiencën e parë në Europë, ta kalojë gjithë sezonin i papaguar është një dramë e vërtetë. Vështirësitë e klubit Vllaznia nuk janë të fshehta në këtë moment, por rasti i Collins Eziamaka tregon se kanë ekzistuar edhe gjatë sezonit që sapo u mbyll, kur klubi ishte në Kategorinë e Parë.

21 vjecari Nigerian, në sezonin e tij të parë në Europë, ka përjetuar një makth të vërtetë: 8 muaj i papaguar dhe ende në pritje të likuidimit, edhe pse kontrata ka një muaj që i ka përfunduar: “Ka shumë probleme për mua, sepse ende nuk kam marrë paratë e mia – është shprehur Eziamaka -. Nuk jam paguar për 8 muaj dhe jam ende duke pritur. Problemet u shfaqën që gjatë sezonit dhe nuk isha i kënaqur, por shpresoj që situata të zgjidhet shumë shpejt dhe unë të marr pagesën time.

Asgjë nuk ka shkuar mirë për sulmuesin Nigerian, që në Shkodër nuk gjeti hapësirat e shpresuara. Vetëm 10 ndeshje në sezon e të gjitha nga pankina. Për lojtarin nuk është cështje merite ulja në pankinë, por megjithatë kërkon të shohë përpara drejt një aventure të re: Kontrata ime me Vllazninë ka përfunduar në 31 maj, në fund të sezonit dhe tani dua të shoh përpara, të gjej një skuadër tjetër sepse nuk mund të qendroj në pankinë, ishte e dhimbshme për mua. Kam bërë vetëm 10 prezenca, të gjitha nga pankina, prandaj dua të gjej një skuadër tjetër, që të më japë mundësinë të luajë në mënyrë që të rritem profesionalisht”.

Vllaznia arriti promocionin, duke fituar Grupin A në Kategorinë e Parë dhe Eziamaka mundohet të shohë anën positive, por prezantimi me Shqipërinë nuk ishte ai i menduari dhe problemet e shfaqura evidentojnë edhe njëherë problemet që kanë kuqeblutë….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *