• |
ide | kryesore

Mallakastër/ Mbyllën 23 qendra votimi, 3 në pranga, në kërkim nënkryetari i Bashkisë

Lajme, Të fundit



Tre persona, punonjës të Bashkisë së Mallakastrës janë arrestuar, si edhe është shpallur në kërkim nënkryetari i kësaj njësie vendore, H.Serjani, pasi akuzohen për veprën penale “Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese” e kryer në bashkëpunim.

Në njoftimin e lëshuar për shtyp, Policia bën me dije se bëhëet fjalë për shtetasit me iniciale D.D, 57 vjeç, banues në Ballsh (shofer i Bashkisë Mallakastër); E.I, 39 vjeç, banues në Ballsh (punonjës i Bashkisë Mallakastër) dhe N.K, 58 vjeç, banues në Ballsh (roje shkolle).

Dyshohet se të ndaluarit në bashkëëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbyllur dhe bllokuar 2 shkolla në qytetin e Ballshit dhe 21 shkolla në fshatrat e Bashkisë, të cilat ishin përcaktuar dhe miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), si Qendra Votimi për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *