• |
ide | kryesore

PD përgënjeshtron shifrat e KQZ: Ja pjesëmarrja e vërtetë në votime

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka përgënjeshtruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen në votime.

Menjëherë pas deklaratës së KQZ, e cila tha se deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë në votime 15% e popullsisë, Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, tha se në të vërtetë deri në këtë orë janë paraqitur për të votuar vetëm 10% e popullsisë.

Operacioni më i madh që po kryen Rama sot është falsifikimi. KQZ është në krye të këtij operacioni, duke mashtruar për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar. Pjesëmarrja faktike ka qenë 6% deri në orën 11:00.

Pjesëmarrja deri në orën 15:00 është 10%. KQZ është një vegël e paligjshme në duart e Ramës. Paniku i Ramës duket qartë, askush nuk mund ta fshehë braktisjen e tij”, u shpreh Kaso.



4 Comments

  1. Dhe ndodhi ajo qe prisnim,ne darke do dali Basha dhe do festoje “fitoren”e radhes dhe do bertasi Rama iku,qeveria ra dhe militantet do kenaqen nga “fitorja”e tyre,pavarsisht se te henen Rama eshte prape kryeminister ndersa Basha nuk do kete me asnje kryeplak e jo mè bashki,mjere PD-ja per ket kryetar e lum PS-ja per ket kundershtar,Basha=deshtim!

  2. Ka votime per punonjes te administrates shteterore qe kercenohet me largim nga puna nese nuk e ben. Por nuk ka zgjedhje pasi nuk ka si te kete me vetem nje kandidat. Meqe PS vendosi te tregoje forcen e vet tani keta po ja numerojne qe as te vetet, pra as ato 1 milion shuplaka te shume perfolura si kane me. Merre ironine e fute ne by..h tani.

  3. Apo jo re Lyli, kush ta mbon ate sektorin e propagandes amon? Salianusi? Vk, ligjerisht edhe 10% te jete pjesemarrja zgjedhjet quhen te vlefshme. Hani rrocken e Likes dhe te Mones tashi meqe e kishit me qejf bojkotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *