• |
ide | kryesore

PD rrëzon KQZ: Kanë votuar vetëm 10 për qind e votuesve

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike thotë se KQZ-ja e përbërë vetëm nga 4 anëtarë të PS, mashtron me shifrat e votuesve. Sipas Sekretarit për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 10 për qind e votuesve. Ndërsa pak minuta më parë KQZ-ja tha se deri në 15:00 kanë votuar 15.5%. Këto jane votimet e para që zhvillohet pa garë në vendin tonë që prej vitit 1991. Kandidatët e PS janë vetmit në fletë-votimi e për rrjedhoje pritet të shpallen fitues të 61 bashkive. Sakaq, e vetmja pritshmëri është pjesëmarrja. Pra sa njerëz kanë dalë sot në votime.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJE ZGJEDHORE NË PD, IVI KASO

Operacioni më i madh që po kryen Edi Rama gjatë gjithë ditës së sotme është falsifikimi i pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në krye të këtij operacioni manipulimi, duke mashtruar shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar.

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6 përqind dhe jo 12 përqind sic raportuan kamikazët e KQZ.

Pjesëmarrja faktike deri në orën 3 pasdite është 10 për qind.

Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mos i shkojnë deri në fund planit për falsifikimin e pjesëmarrjes.

Lojërat e pista me telefona të prishur nxjerrin zbuluar paligjshmërinë e kësaj KQZ-je me 4 anëtarë të PS në shkelje të ligjit.

Arsyeja se pse KQZ nuk evidenton, ndalon dhe raporton shkeljet flagrante të ligjit, që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë, deri tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë që mbushin kutitë e votimit, që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur, raste të gjitha të denoncuara nga media, është sepse KQZ-ja është një vegël e paligjshme në duart e Edi Ramës dhe në shërbim të farsës së gatuar prej tij.

Megjithëse vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron dhe vetë shpall rezultatin, paniku i Edi Ramës duket qartë. Asgjë dhe askush nuk mund ta fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij.



5 Comments

  1. Pas gjithe kesaj qe ndodhi sot, ju lutem mos e ritrasmetoni deklaraten e Palmerit per PD si organizate e dhunshme, sepse ka njerez te operuar , te cilet nuk do ta mbajne dot shkulmin e te qeshures dhe do t’i hapen plaget. Ju lutem mbroni shendetin publik!

  2. Po ju çju duhet sa votuan,per ju sot nuk do kishte zgjedhje apo do kapeni tani me sa votuan sa nuk votuan,rendesi ka qe pati zgjedhje dhe ju nuk i ndaluat dot dhe rendesi ka qe zhdekreti i presidentit perfundoi ne hale,te tjerat jane llogje kavaje per te shpetuar bythen e Bashes…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *