• |
ide | kryesore

Tensione në Dibër, ndalohet nënkryetari i PD

Lajme, Të fundit



Ndalohet në Dibër nënkryetari i Partisë Demokratike, Korab Muça. Ai është ndaluar në doganën e Blladës, pasi ishte shpallur në kërkim për protestën e zhvilluar më 28 qershor pranë KZAZ-së numër 19, në Dibër.

Gjatë kësaj proteste, pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Këta të fundit tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u futur brenda KZAZ-së dhe për të djegur materialet zgjedhore, por u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës.

Protesta vijoi për orë të tëra, ndërsa pati disa të lënduar dhe shumë të shoqëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *