• |
ide | kryesore

I dënuar për trafik droge, në pranga 49-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar

Lajme



Policia e Lezhës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale G.K., 49 vjeç, i cili rezulonte i shpallur në kërkim kombëtar për trafik narkotikësh.

Arrestimi i 49 vjeçarit erdhi mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative. Mbi të ndaluarin rëndonte dënimi i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, prej 4 vjetësh e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë.

Materialet preoceduriale iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *