• |
ide | kryesore

FOTO/ Stërvitja e parë e Inter nën drejtimin e Conte në Lugano: është edhe Icardi

Sport



Interi i Antonio Conte ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Në Lugano (në një grumbullim krejtësisht të blinduar) është zhvilluar seanca e parë stërvitore e zikaltërve, me përqendrimin në testet atletikë, ku tekniku ka vënë theksin edhe për të parë blerjet e reja Lazaro, Sensi e Agoumé.

E gjithë vëmendja për daljen e parë të zikaltërve në fakt ka qenë për të parë nëse do të ishin prezent dy lojtarët e vënë në merkato në ditën e fundit Mauro Icardi e Radja Nainggolan. Të dy lojtarët edhe pse e kanë të qartë tashmë që e ardhmja e tyre është larg Milanos zikaltër janë prezantuar rregullisht në stërvitjen e parë të teknikut Antonio Conte.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *