• |
ide | kryesore

Presidenti i Austrisë vlerëson me “Dekoratën e Lartë të Nderit” biznesmenin Samir Mane

Arkiva, Lajme, Të fundit



Me rastin e dekorimit të biznesmenit Samir Mane nga ana e presidentit të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z Alexander Van der Bellen, u zhvillua dje në mbrëmje një ceremoni në rezidencën e ambasadorit austriak në Tiranë, Sh.T.Z Johann Sattler.

Z. Mane iu dorëzua nga ambasadori i Austrisë në vendin tonënjë ndër vlerësimet më të larta shtetërore, Dekorata e Lartë eNderit për Shërbime ndaj Republikës së Austrisë, akorduar nga presidenti i këtij shteti.

Ambasadori Sattler u shpreh gjatë dhënies së dekoratës se: Austria është një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe ju keni luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këtë histori suksesi me investimet tuaja, nga qendrat tregtare e deri në turizëm, nga agrobiznesi në industrinë minerare. Ju keni bërë lidhjen ndërmjet vendeve tona. Gjithashtu, ju jeni një investitor rajonal i njohur në Ballkan dhe nje kontribues në shoqëri duke i kthyer komunitetit atë për të cilën ka shumë nevojë ky vend”.

Biznesmeni Mane, tepër i nderuar nga ky vlerësim që iu bë, duke falenderuar Presidentin e Austrisë u shpreh: Lidhjet e mia me Austrinë janë shumë te forta. Unë erdha në këtë vend si emigrant dhe u ktheva si biznesmen pas 14 vjetësh duke më ofruar një mundësi shumë të madhe. Bërja e biznesit në Austri më ka ndihmuar shumë për zhvillimin e biznesit në vende të ndryshme, përfshi Shqipërinë dhe jam i sigurt që edhe në të ardhmen bashkëpunimi ynë do vijojë të jetë i shkëlqyer”.

Samir Mane i hodhi hapat e tij të parë me kompaninë AlbaTradenë Vjenë të Austrisë në vitin 1993 dhe sot ai është president i Grupit Balfin që numëron mbi 5 mijë punonjës në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Aktiviteti i Grupit Balfin që ndërlidhet me Austrinë, përveç tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike me shumicë, prej disa vitesh është shtrirë edhe në fushën endërtimeve. Grupi po zhvillon një projekt të veçantë rezidencial i cili është drejt përfundimit. Kompleksi ndodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike.

Prej më shumë se 25 vitesh Grupi Balfin është një ndër grupet lider në Shqipëri dhe rajon me investimet e tij.



11 Comments

  1. Mjafton te sjikosh me vemendje foton siper te dekorimit dhe kupton se evropeve k….a i duhen super kuklla ….

  2. Disa behen “Kalores te Legjionit te Nderit”, disa te tjere marrin “Dekoraten e Larte te Nderit” dhe per cudi nena Shqypni eshte e fundit ne rajon ne cdo drejtim! A ju duket pak si non-sens?! Me kaq shume “dekorata”, me kaq shume njerez te shquar qe paska ky vend, nuk duhet te ishim ne kete renditje! Apo thjesht keta “te shquar” bejne mire per te huajt, kurse per gjene e gjalle ne kete vend as qe e rruajne trapin, po hic fare!

  3. A ka dije i austria qe ky ka vite qe ben larje parash, blerje mediash per interesa te qeverise, perdorimi i medias kombetare ku eshte aksionier per interesa te ngushta financiare te ketij e sander frangajt? E di austria qe ky dhe nja dy si ky jane shkaku qe nuk ben para ky vend e qe jemi zhytur ne varferi?

  4. Ky kap copat me te mira te ekonomise dhe paska vetem 5 mije punetore. Kjo tregon qe sipermarrja e perbashket shtet-oligarke-krim, nuk prodhon as vlere dhe as pune. Punet qe merr i nenkontrakton tek te tjeret me cmime pune qesharake, duke shfrytezuar si kafshe ato qe bejne punen e vertete, nderkohe qe nje grusht shefash ekzekutive pasurohen duke mos bere praktikisht asgje. Diferenca qe ka raste shkon dhjete here, ne vend te shkonte per rrogat e punetoreve, shkon per lukset e drejtoreve ne privat dhe shtet.
    E gjitha kjo ndodh sepse ky ka lidhje me qeverine. Te na rroje “ekonomia e tregut”. Ajo vlen vetem per te na nenshtruar ne, se keto vete jetojne ne parajsen komuniste te rrjepjes se shtetit.
    Ky eshte mire, se te pakten kompanite i ka reale, por ka firma qe krijohen nga drejtoret e rilindjes vetem per te vjedhur leket e tenderave. Si ajo firma e byrazerit te Elises, ka me qindra ne Shqiperi.

  5. Jo , dear Postman, ata nuku dine asgje. Ata vetem mbeshtesin dhe dekorojne. Nuku dine se nuk i rruhet fare. Ala nuk ke ngordhur … ?! Kokrra me pak ….

  6. Uooouuu,,,pse mo,edhe OLIGARKET,u dekorokan? Dhe pse,? Tani sic duket e ka rradhen bosi i Agna-Grup,te marre ndonje dekorate (bashke me F.Nanon),nga kryeministri i ri grek,e me passtaj,Tom Doshi,nga qeveria Serbe.Po nuk qenkan edhe kaq te keqinj keta oligarket,perderisa u dekorokan nga Qe(vjedhin)verite?

  7. Kompania amerikane,Apple,me bisnesin e saje,po marrim,vetem ne Kine,ka hapur mijera vende pune,per punetore,teknike dhe inxhinjere,duke ndikuar dukshem ne ekonomine Kineze (sepse krijoi mundesira qe edhe vete kinezet,te krijonin prodhimin e ngjashem te ssmartfoneve),por nuk dijme qe qeveria Kineze te kete dekoruar ndonje amerikan!!!! Sepse globalizmi,tashme eshte perhapur kudo neper bote,dhe qellimi i tij eshte perfitimi i atij qe investon ne nje vend tjeter, ne rradhe te pare,dhe natyrisht,pas saj vjen edhe perfitimi i vendit prites.Dekoratat,zakonisht jepen per qellime,qe nuk kane te bejne me parate,por per te vleresuar moralisht nje veper,apo veprimtar,qe me punen e tij,ka dhene nje fare kontributi per vendin e tij (i jepen figurave te shquara kombetare,shkencetareve njerezve te punes dhe te artit e kultures,si dhe veprimtareve,qe kane kontribuar per vendin).Mane,aktualisht ka dhene disa kontribute,si ne organizimin e takimeve (politike),ne pajtimet e “armiqeve”politike dhe lidhjen e tyre,per organizimin e disa takimeve te fshehta9 perseri politike),dhe natyrshem,ai mund dte dekorohet nga qeveria e vet.Kur dekorimi vjen nepermjet ambasadorit te nje qeverie tjeter,padyshim,krijohen jo vetem dyshime,por ide konkrete,se kontributi i tij paska qene,i orientuar prej austriakeve (nderkombetareve),ne favor te qeverise.Bravo Mane,bravo ambasadorit ausstriak,qe paska punuar kaqe shume ,ne kete drejtim,bravo,natyrisht edhe rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *