• |
ide | kryesore

Mesazhi i Bashës për qytetarët: Ndryshimi nuk do jetë me fjalë, por me vepra!

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë një video-mesazh në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, drejtuar shqiptarëve të zhgënjyer nga qeverisja e vendit, të cilëve iu premton edhe në emër të opozitës së bashkuar joparlamentare, se do prijë aspiratën e tyre për ndryshim. “Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish.”-  shkruan kryedemokrati, ndërsa ka postuar bashkëngjitur një video nga protesta e 8 korrikut.

“Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar. Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët.

Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.” -vijon më tej Basha.

Ndër të tjera, kreu i PD-së shpalos edhe programin politik të forcës që drejton, ku vihet theksi tek lufta ndaj varfërisë dhe nevoja për zhvillimin e ekonomisë.

“Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë.

Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.

Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!” përfundon Basha postimin e tij.

 

Shumica absolute e shqiptarëve të vendosur dhe mendjendarë në betejën për largimin e Edi Ramës dhe regjimit të tij, duhet ta dijë se Partia Demokratike, opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar.Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët. Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit. Rruga e përparimit, kërkon një ekonomi të lirë dhe konkurencë të ndershme. Lufta kundër monopolove, lufta kundër klientelizmit, lufta kundër kapjes së ekonomisë, lufta kundër varfërisë do të jetë sfida jonë më e vështirë. Shqipëria ka aq shumë pasuri dhe mundësi natyrore, sa shqiptarët mund të jetojnë të gjithë në kamje. Ata duan vetëm lirinë, vetëm konkurencën e ndershme, që të prodhojnë dhe krijojnë me mundin dhe aftësinë e tyre.Ne do t’i hapim tregjet. Do të garantojmë konkurencën e lirë. Do të krijojmë një mjedis, ku të lulëzojë sipërmarrja private. Liria ekonomike do të sjellë punë. Liria ekonomike do të sjellë mirëqenie. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 10 juillet 2019

12 Comments

  1. Po pse se bete mor Lulush,se ti nuk po vjen nga qielli,ke qene minister 2 here çfare bere?si minister transporti vodhe dyqind e ca milion ne rrugen e kombit,si minister i brendshem çfare bere? Vrave 4 njetez te pafajshem dhe nenshkrove marrveshje dhe i fale grekut mijra kilometra det,si kryetar bashkie çfare bere?i dhe leje ndertimi vetes tende!!!keshtuqe z.Lulush je karte e djegur, nuk te beson kush edhe militantet ta ndryshuan emrin e partise dhe shkruajten ne besojme te partia demoKartike…

  2. Sfide edhe me e veshtire se zhvillimi i ekonomise, eshte cmontimi i bandes se krimineleve dhe mazhordomit te tyre kryeminister. Per nje beteje te tille ja vlen dhe nje periudhe renieje ekonomike, sepse ajo pak rritje qe kemi eshte e lidhur ngushte me trafiqet.
    Nuk ka asnje biznes te rendesishem ne Shqiperi mos e kete nje kanal komunikues me krimin.

    1. Neri. Dakort me ty. Po nje pyetje kam per ty. Ti mendon se basha do bej ndryshe nga keta qe jan sot? Do ta kuptoja dhe do e mbeshtesja po te ishte nje lider i ri dhe i pa perlyer me pare. A nuk i kemi degjuar me pare keto premtime, kur kan qen ne opozit te dyja palet. A nuk jan betuar e cfar nuk na kan premtuar para se te marin pushtetin. Personalisht, nuk shoh ndonje ndryshim te basha, nuk me bind.

      1. Si qytetar ne nje vend demokratik e ke per detyre te besosh dhe shpresosh tek ndryshimi, me rriskun qe te zhgenjehesh. Ne diktature per cdo gje mendon udheheqesi dhe qytetaret as nuk veprojne dhe as nuk gabojne. Une nuk kam ndonje besim te posacem tek Basha dhe as ndonje deshire per ta pare kryeminister, por me pelqen kur kembengul si mushka ne dy ceshtje: zgjedhjet e lira dhe cmontimi i krimit. Shqetesimi im eshte qe shumica e shqiptareve nuk e kane problemin me Bashen, por ose nuk e kuptojne rendesine e ketyre kauzave ose jane te lidhur e te kapur dhe defektet e bashes i perdorin si justifikim. Shiko neper komente qe te gjithe merren me Bashen dhe asnjerit nuk i intereson ajo qe thote. Ne demokraci nuk ka rruge tjeter, pervecse te besh zgjedhje duke qene i pasigurte per rezultatin, por duke u nis gjithmone nga parime te drejta.

  3. o zotri, si ti si mona u that shqiptareve qe nqs do kishte votime ne 30 qershor, ju u zotuat se do e linit politiken. mona shkoi dhe me tej e tha se do behej kamikaze. pse nuk i mbani premtimet? keshtu do i mbani premtimet edhe kur te merrni pushtetin (nqs e merrni ndonjeher)? jeni ber si pinoku, mashtrusa ordiner.

  4. Zgjedhje ne 30 qershor, nuk ka.
    Tik tak, tik tak.
    Rreth flamurit te perbashkuar……
    Pra sic e shikoni, un fjalet i bej vepra.
    Besoni te mua, se nuk do ju zhgenjej.

  5. O Neri,
    ashtu sic gjykon per historine e Kines ashtu edhe gjykon per historine e Shqiperise.
    Ti me naivitetin e nje infantili na rekomandon qe te besojme tek kembengulja e nje bastardi Hollandezo-Shqiptar per zgjedhje te lira ne nje kohe kur ai eshte vete eshte zgjedhur me vota te vjedhura.
    Po ashtu te besojme tek c’montimi i krimit kur konkuruesi i denje per postin qe ai mban vdes ne menyre te dyshimte ose me mire te themi eliminohet perfundimisht nga kjo gare.
    Edhe nje here te fala arit, Stalinit dhe gjithe te Mbyturit ne Mutin e Meros.

    1. Ty nuk te ben dot derman njeri, se ti je nga ata qe gezohen se Rama vodhi zgjedhjet dhe shyqyr qe fitoi partia. Nuk kupton asgje nga liria dhe demokracia. As nuk i kupton dhe as i do. Demokracia eshte zanat i veshtire, qe edhe njerez me nje barre mend e refuzojne ne emer te sigurise. P.sh kinezet, pas shtypjes se betejes se Teinanmenit per demokraci dhe pane ate qe ndodhi me vendet e lindjes komuniste, qe ne pergjithesi deshtuan,
      sot, sic tregojne sondazhet, as nuk e duan demokracine. Fare! Demokracia ka alternativa, ne ndonje rast edhe racionale dhe te sukseshme si ne Kine, por te pakten thojeni qe jeni tru-lindor dhe mos na cani karin duke u marre me Bashen dhe kurre me heronjte krimenele te votave.
      Pranojeni qe mund te mbijetoni vetem ne diktature ose autoritarizem. Nuk ka asgje te keqe te jesh dele. Demokracia dhe liria jane shume, shume te veshtira dhe me risk te madh deshtimi. Pasi te vdese kjo beteje, sic ndodhi me kinezet e tienanmenit, i lajme duart dhe me kete pak demokraci qe kemi per dekada. Te pakten ato kane ekonomine, kurse ne jemi mjerane te gjithanshem. Demokracia e ka te nevojshem besimin ndonjehere edhe naiv ndryshe nuk angazhohesh. Cinizmi eshte modeli i sjelljes njerezore ne diktature. Te siguroje qe mund te jem 10 here cinik me i mire se ty, por ndonjehere zgjedh mos e bej, o ti historian i kullar qe na hodhe poshte gjithe historianet e botes dhe vete kinezet qe mburren se nuk kane pushtuar kurre, me Tibet, e Vietnamin qe i ftoi vete per t’i ndihmuar kunder amerikaneve.

  6. Zoti Basha. Na thua se ndryshimi do jete me vepra. Na i konkretizo se çfare do besh kur do te behesh kryeminister. 1. Çfar mendje ke per ligjin 7101, 2.Çfare idesh ke per futjen ne eficence te bujqesise.3 Cfare ide ke per borxhin maramendes qe ka shqiperia.4. Cfare ide ke per kufirin minimal te varferise. kam dhe shume pyetje por pergjigju ketyre me argumenta e shifra te sakta pastaj kerko qe te besojme, mos haro se ke qene minister e kryebashkiak dhe e ke noten 4

  7. Neri po ben thirrje ti besojme luluse nga qe I ka besuar vete kur I ka thene nerit qe une do behem kryetar bashkie votat do ti vjedhi salihu dhe une do fitoje,dhe neri e hengri sapunin per djathe,sot neri sapunin perdoreni te dy me rradhe shqiptaret e kane provuar lulune dhe e njohin me mire se ty,o neri pyet zanen dhe stalinin per lulune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu