Janë ditë të vështirë për familjen Nainggolan, bashkëshortja e mesfushorit të Inter është e sëmurë me tumor, në kohën kur Radja është në një situatë delikate me klubin, që zyrtarisht e ka vënë në merkato. Dramën që po përjeton Ninja dhe e shoqja e ka publikuar vetëm Claudia Lai në Instagram, ku ka bërë të ditur se do të fillojë kemioterapinë: “Prej një muaji kuptoj se jetoj brenda një makthi, për të parën herë në jetën time, kam frikë të filloj një ditë të re. Por pas lotëve është koha të luftoj këtë bishë të keqe, falë familjes e miqve që më japin forcë e pozitivitet” shkruan në postimin e saj Claudia Lai.