• |
ide | kryesore

Hapja e 11 kutive të Lezhës, PD: Teatër qesharak i 4 kamikazëve të Ramës

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas hapjes në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve të kutive në 11 Qendra të Votimit të Bashkisë së Lezhës. Në një dalje për mediat, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka deklaruar se KQZ-ja luajti sot një teatër qesharak me hapjen e disa kutive të votimit.

Kaso theksoi se KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore ku gjendet lista e votuese. Sipas tij, 30 qershori vulosi fatin politik të Edi Ramës, i cili është kryeministri i parë në këto 30 vite që është refuzuar nga 85% e shqiptarëve.

“Sot në KQZ u luajt një teatër qesharak për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për të vërtetën e hidhur të 30 qershorit. Për të fshehur manipulimin, KQZ refuzon të hapë kutinë e materialeve ku gjendet lista e votuesve, që deri tani është mbajtur sekret.

Askush nuk ia zgjidh dot Ramës hallin e madh. Fati politik i Ramës është vulos më 30 qershor, ai është kryeministri i parë që refuzohet nga 85% e shqiptarëve dhe shumë shpejt nuk do të jetë më pengesë për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

4 kamikazët e Ramës në KQZ e refuzuan transaprencën, e refuzuan kërkesën e Kryetarit të KQZ-së për të verifikuar listat. Atyre u duhet shoë dhe jo transparencë. U duhet bindje ndaj urdhrit politik dhe jo ndaj ligjit.”- tha ndër të tjera Kaso.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *