• |
ide | kryesore

Mesi i sesonit turistik/ Emigrantët shqiptarë kthehen në atdhe

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në këtë periudhë, pothuajse në të gjitha shtetet perëndimore ku jeton Diaspora shqiptare, kanë nisur pushimet verore dhe kjo ka bërë që bashkatdhetarët tanë të fillojnë fluksin e kthimit duke ruajtur traditën e të pushuarit në atdhe.

Dyndje makinash janë raportuar në pikat kufitare, ndërsa shqiptarët e të gjitha trevave synojnë të kalojnë ditë relaksi në vendin e tyre të lindjes së bashku me familjet e tyre.

Ardhja e tyre është xhiruar në pikat kufitare Hungari-Serbi, Maqedoni e Veriut-Kosovë, Kroaci-Serbi dhe Serbi-Maqedoni e Veriut. Kjo lëvizje masive është transmetuar edhe në mediat kosovare, të cilat i kanë kushtuar edhe një minutazh të konsiderueshëm.



1 Comment

  1. Termi emigrant eshte denigrues dhe besoj nuk eshte me vend te vazhdohet te perdoret. Tashme keta njerez jane qytetare te vendeve te tjera dhe vijne per turizem ne Shqiperi. Shqipetaret nga jashte kufinjve, mund te ishte me e pershtatshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *